Basketboll

SIAKAM E LOWRY SHKËLQEJNË PËR FITOREN NDAJ KAMPIONIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e LA Lakers po vazhdon të tregojë lojëra të dobëta në NBA sivjet.

Kampionët aktualë të NBA-së, kanë pësuar humbjen e tretë rresht dhe kësaj rradhe duke u mposhtur nga ish-kampionët, Toronto Raptors me rezultatin final 114-121.

Pascal Siakam ishte fantastik në këtë triumf të Raptors me plotë 39 pikë e 13 kërcime i ndihmuar edhe nga Kyle Lowry që poashtu pati paraqitje për mbamendje me 37 pikë e 11 asiste.

Te Lakers ishin të pamjaftueshëm për fitore, kyle Kuzma me 24 pikë e Ande Drummond me 19 pikë.

Me këtë fitore, Toronto vazhdon luftën për ”play off”, si skuadra e 9-të aktualisht në Lindje me 27 fitore e 38 humbje. Ndërsa, Lakers mbeten të 5-tit në Perëndim me 36 fitore e 28 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=7bl_MbHQ-SI

 

Komentet janë të mbyllura.