Basketboll

UTAH JAZZ PËRMBYS SERINË NDAJ MEMPHISIT

Prishtinë(AsistiOnline) – E kishin nisur me humbje të hidhur, por tash kanë rikthyer gjithçka në favorin e vet dhe në dy ndeshjet e ardhshme hyjnë më të relaksuar e për të kërkuar kalimin në fazë tjetër.

Skuadra e Utah Jazz e ka arritur fitoren e dytë rresht ndaj Memphis Grizzlies, duke i mposhtur ata me shifrat e përgjithshme të ndeshjes 111-121.

Rudy Gobert me 15 pikë e 14 kërcime, Donovan Mitchell me 29 pikë e Mike Conley me 27 sosh, ishin prej individëve më të merituar për kte fitore shumë të rëndësishme të Jazz.

Te Grizzlies s’mjaftuan për fitore, Ja Morant me 28 pikë e as Dillon Brooks me 27 sosh.

Utah Jazzi tash merr avantazhin e serisë çerekfinale të perëndimit ndaj Grizzlies në 2-1 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.