Kapiteni i prizrenasve, Qëndrim Biraj në një prononcim për AsistinOnline, ka
folur në lidhje me këtë duel.
”Për këtë duel realisht jemi përgatitur vetëm në aspektin fizik dhe shum pak në atë teknik dhe taktik të baskebollit, pasiqë Qendra Sportive ku i zhvillojmë përgatitjet është e bllokur me procesin e dhënise së vaksinave dhe ky fakt na ka lënë mjaftë shumë mbrapa në krahasim me ekipet tjera. Sidoqoftë ne do mundohemi të japim më të mirën nga ana jonë dhe do shpresojmë të nxjerrim ndonjë rezultat pozitiv.