SOT NJËRA PREJ NDESHJEVE MË INTERESANTE TË SUPERKUPËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ndeshjeve më interesante në Superkupën e Kosovës sivjet, zhvillohet sot mes Rahovecit dhe Trepçës.
Rahoveci që ka bërë shumë ndryshime në vendorë dhe të huaj, synon kalimin në gjysmëfinale të Superkupës e njejtë dëshiron të veprojë edhe Trepça që sivjet ka paralajmëruar luftë të madhe për trofe me transfere të huaja e rikthimin e Samir Zekiqit.
Dueli mes Rahovecit dhe Trepçës starton nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1 në Artmotion.
Sfida luhet pa publik, shkaku i masave të ndërmarra nga organet shtetërore në mbrojtje nga pandemia botërore covid-19.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.