Basketboll

ZYRTARE: BUJAR LOCI KONFIRMOHET NË KRYE TË KËSAJ SKUADRE KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe pushimi, trajneri nga Peja Bujar Loci është bërë me skuadër të re për edicionin që po vjen.

Tekniku pejan është emëruar në krye të Penzës së Pejës që aktualisht është kampione e Kosovës në Superligën e Femrave.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes me Locin e ka dhënë sot, vetë skuadra pejane që i ka uruar mirëseardhje trajnerit me përvojë.

“WELCOME COACH! Bujar Loci merr timonin e KBF PENZA per ta udhehequr drejte sukseseve te rradhes”, thuhet në njoftimin e klubit të Penzës.

Të kujtojmë se Loci në të kaluarën ka ushtruar rolin e trajnerit edhe tek ekipet e meshkujve në Pejë, Prishtinë dhe Rahovec, derisa ka përvojë edhe si selektor i Kosovës A në vitet e para të pasluftës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.