Basketboll

BASHKIMI LEHTËSISHT NDAJ DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka fituar lehtësisht përballjen e xhiros së shtatë të ArtMotion Superligës ndaj Dritës.

Prizrenasit kanë triumfuar ndaj gjilanasve me 51 pikë diferencë 105-54.

Ishte ky një duel pa historik me vendasit që fituan të gjitha periodat e ndeshjes(22-10, 30-18, 21-20, 32-6) dhe fitorja ju takoi me plotë meritë.

Komplet ekipi i Bashkimit realizoi pikë në këtë duel, derisa më të dalluarit ishin, Andi Shehu me 22 pikë, Valon Bunjaku me 21 e Edmond Kryeziu me 11 sosh.

Te Drita lojë të mirë shfaqën, Bardh Jakupi me 14 pikë, Isaiah Johnson me 13, Arian Mehmeti me 11 e Marcus Myers me 10 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Drita ndeshjet me Sigal Prishtinën e Bashkimi e pret Pejën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.