Basketboll

DITA E SOTME MARATONIKE E ELITËS, FILLON ME NJË DUEL TEJET INTERESANT

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e shtatë e ArtMotion Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri duele tejet interesante.

Dueli i parë është ai në mes të Bashkimit të Prizrenit dhe Dritës nga Gjilani.

Portokallinjët që kanë tri fitore dhe tri humbje do të ndeshen sot me RC Cola Dritën, që është skuadra e vetme në elitën e basketbollit të Kosovës që nuk ka shënuar asnjë humbje, duke pësuar gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

Ky duel që luhet sot nga ora 15:00, transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.