Basketboll

ME DIFERENCË TË THELLË, VJEN FITORJA E PARË E NEW BASKETIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave favorite për inkuadrim në Superligë, New Basketi ka arritur fitoren e parë në Ligën e parë.

Prizrenasit kanë arritur fitore në Drenas te Feronikeli me 50 pikë diferencë apo 71-121.

Hajriz Hazeri me 33 pikë ishte lojtari më i dalluar i New Basketit sonte, derisa Dren Hasani pati 19, Jemasio Rhime 16, Drin Rexha 14 e Altin Shala 13 sosh.

Te Feronikeli, Bunjan Hasku kishte 24 pikë e 12 kërcime, Arti Bobi që shtoi 15 pikë e Drenis Bajrami 10 sosh.

New Basketi tash ka 1 fitore e 1 humbje dhe 3 pikë e gjendet në pozitën e 5-të. Derisa, Nikli gjendet i fundit me 2 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Në xhiron e rradhës, New Basketi e pret MH Prishtinën e Feronikeli luan ndaj AS Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.