Basketboll

PAS NJË KOHE TË GJATË, ”SEZAI SURROI” SONTE MIRËPRET DERBI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe të gjatë, skuadra e Bashkimit rikthehet në palestrën e vet ”Sezai Surroi” për të zhvilluar ndeshje.

Portokallinjët e presin sonte në shtëpi Golden Eagle Yllin në kuadër të xhiros së nëntë në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Të dyja skuadrat janë duke kaluar në formë të mirë në xhirot e fundit, madje Bashkimi e kishte mposhtur Yllin në duelin e parë të tyre në elitë e sonte therandasit kërkojnë revanshin.

Derbi i ditës mes Bashkimit dhe Yllit fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet në KSport 3.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.