Basketboll

VIDEO LAJM: CILA ËSHTË PESËSHJA DHE KUSH ËSHTË MVP I XHIROS ?

ARTMOTION SUPERLIGA

WILLIAMS (GEY), TOONER (BASH), TMUSHIQ (GEY), PEPAJ (GEY), KAZARNOVSKI (BASH)

Plejmjekeri i xhiros 8 të Artmotion Superligës shpallet i porsaardhuri në Kosovë, Kameron Uilliams i Golden Eagle Yllit cili ishte fantastik në derbin kundër Trepçës dhe i vetmi që në kte ndeshje realizoi double double prej 20 pikëve e 10 asistimeve dhe shtoi 5 kërcime, duke qenë 100% i saktë nga tri tentimet për tri pikë dhe ishte thjeshtë lokomotiv e lojës së therandasve për çka u notua me indeksin plus 22

Fundori i Bashkimit Avi Tooner ishte ndër më të merituarit për fitoren e madhe në derbi ndaj Pejës dhe me 16 pikë, 7 asistime e 4 kërcvime duke qenë gati perfekt nga loja dhe realizuar 5 nga 6 dyshe dhe 2 nga 3 tentime për tershe Tooner u notua me indeksin +20

Pozita e fundorit realizues kte javë i takon Mikaile Tmushiqit fantastik dhe më meritorit për fitoren e thellë të Yllit ndaj Trepçës. Reprezentuesoi i Kosovës në kte duel shkëlqeu me 21 pikë, prej tyre 5 treshe, shtoi 7 kërcime e 5 asistime dhe në mbrojte ishte ëndërr tmeri për rivalët pasi ju vodhi 5 topa ndërsa nuk e humbi asnjë të vetëm. Tmushiqi thjeshtë, ishte i pandalshëm dhe u vlerësua me indeksin fantastik prej plus 33

Në pozitën e alosë më të mirë të javës për herë të parë sivjet kemi Ardit Pepajnë e Golden Eagle Yllit , njeriu i cili ndezi lojën e therandasve dhe ishte figurë qendrore në rikthimin rezultatit. I rikthyeri te Ylli, Pepaj, realizoi 20 pikë, duke qenë 100% i saktë nga gjuajtjet e lira, dhe realizoi 6 nga 7 tentimet për dy pikëpër indeksin prej + 19.

Në pozitën e qendrës, gjithahstuy kemi një emër të ri: Anton Kazarnovskin e Bashkimit i cili dominoi në duel me Pejën duke realizuar 25 pikë, 4 kërcime e 2 asistime kurse duhet theksuar se ndaj ti u shkaktuan 7 faulla dhe nga 9 gjuajtje të lira realizoi 8 për çka mori notën plus 22, më të lartën për një qendër kte javë

 

MVP I XHIROS 8

MIKAILE TMUSHIQI (GOLDEN EAGLE YLLI)

Krejt në fund, epiteti i MVP-s së xhiros së tetë, pa asnjë dilemë i takon yllit fantastik të Golden Eagle Yllit: Mikaile Tmushiqit. Reprezantuesi i Kosovës dominoi absolutisht në duelin derbi ndaj Trepçës me 21 pikë, prej tyre 5 treshe shtoi 7 kërcime dhe dy pesëshe tjera, 5 asistime dhe 5 topa të vjedhur për indeksin femnomenal prej +33. Pra, Tmushiqi i Yllit është yll i xhiros 8 të artmotion superligës.

VIDEO LAJMI

Komentet janë të mbyllura.