Basketboll

VIDEO LAJM: BARDH E ZINJT PRIZRENAS JO LEHTË SIÇ KANË PRITUR NDAJ GJILANASVE

(ARTMOTION SUPERLIGA XHIRO 11) RC COLA DRITA – PRIZRENI-16  90:109

(ASISTIONLINE) – Prizreni 16 mposhti Dritën më vështirë se është pritur pasi në fund të pjesës së parë prizrenasit kishin vetëm tri pikë epërsi (53:56) por në pjesën e dytë u mobilizuan për të e regjistruar fitoren e shtatë këtë sezon, duke triumfuar me rezultat 109:90.

Edhe pse Arti Hajdari me 28 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te prizrenasit megjithatë Urim Zenelaj dhe Ivan Koljeviq me nga një double-double secili ishin më të dobishmit. Koljeviq realizoi 23 pikë e 14 asistime dhe shtoi 5 kërcime ndërsa Urimi luajti me 18 pikë e 16 kërcime dhe asistoi 5 herë për bashkëlojtarë. Me 16 pikë e 6 asistime ndeshjen e mbylli edhe Michael Green kurse i rikthyeri në parket, Alban Veseli pati 10 pikë e 5 kërcime.

Për Dritën më i miri ishte pikërisht ish lojtari i Prizrenit-16, Isiah Johnson me 22 pikë, prej tyre 5 treshe nga 6 tentimet dhe shtoi 7 kërcime e 4 asistime. Paraqitje shumë të mirë pati edhe Bardh Jakupi me 21 pikë e 9 kërcime, Marcus Myers që kontribuoi me 18 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe kapiteni Qëndrim Demi me 16 pikë e 8 asistime.

Drita e nisi më mirë takimin me seri 6-0 megjithatë prizrenasit u kundëpërgjigjën me seri 14-2 për të e përmbysur epërsinë në 14:8. Megjithatë gjilanasit nuk u dorëzuan dhe me seri 8:2 barazuan gjithçka në 16:16 ndërsa edhe deri në fund të 10 minutave të parë gjithçka ishte e barabartë por 7 sekonda pa përfunduar ky çerek Alban Veseli realizoi për 30:28.

Loja e barabartë vazhdoi edhe në çerekun e dytë ku gjilanasit nuk u dorëzuan në asnjë moment e ky çerek përfundoi 25:26 në favor të Prizrenasve kurse  me rezultat të përgjithshëm 53:56 ekipet shkuan në pushim.

E në pjesën e dytë prizrenasit u mobilizuan duke i ndalur sulmet efikase të gjilanasve dhe shkëputur deri në plus 15 ndërsa çereku i tretë përfundoi me rezultat 72:85.

Lojë e njëjtë vazhdoi edhe në çerekun e katërt ku Drita nuk pati forcë të reziston më shumë kështu deri në fund Prizrenasit  vetëm e thelluan epërsinë deri në +20 kurse ndeshja përfundoi me rezultat 90:109.

Kështu RC Cola Drita mbetet ekipi i vetëm pa fitore sivjet kurse Prizreni-16 me 7 fitore e 3 humbje ngjitet në pozitën e tretë të Artmotion Superligës.

VIDEO LAJMI NË VAZHDIM:

 

Komentet janë të mbyllura.