Basketboll

VIDEO LAJM: ANALIZA E XHIROS 15 (ASIST 478)

XHIRO E PARË PRANVERORE ME DERBIN E LIDERËVE

Adhurues të basketbollit,

ASISTI 478 me të cilin e nisëm pranverën e basketbollit në vendin tonë solli double analizë të dy xhirove të para pranverore të Artmotion Superligës.

Bazuar në atë që pamë gjatë mesjavës dhe vikendit të kaluar në dy xhirot e para, një është e sigurt: pranvera basketbollistike premton kënaqësi maksimale!

Në pjesën e parë të video-lajmeve nga ASISTI 478 do t’i shikoni analizat komplete të xhiros së parë pranverore e cila në start solli derbin e dy skuadrave të cilat në fund të vjeshtës kryesonin me sukses identik prej 10 fitoreve e 4 humbjeve: Trepça në Minatori priti Golden Eagle Yllin.

ARTMOTION SUPERLIGA (XHIRO 15)

REZULTATET

PRIZRENI-16 – RAHOVECI                95:89

TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI     62:84

DRITA – SIGAL PRISHTINA               64:117

PEJA – BASHKIMI                              101:71

 

TABELA

1       GOLDEN EAGLE YLLI              26

2       PEJA                                          25

3       TREPÇA                                    25

4       SIGAL PRISHTINA                    23

5       PRIZRENI-16                            23 (-1 NDESHJE)

6       BASHKIMI                                 23

7       RAHOVECI                                17 (-1 NDESHJE)

8       DRITA                                        15

 

Në vazhdim ju prezantojmë analizën e kësaj dhe ndeshjeve tjera të xhiros XV ndërsa në fund të bllokut do të mësoni se cila ishte Pesëshja e Javës dhe kush ishte  MVP i xhiros së parë pranverore.  

Kënaquni!

 

 

Komentet janë të mbyllura.