Basketboll

VIDEO LAJM: ANALIZA E XHIROS 16 (ASISTI 478)

VIKENDI SOLLI KATËR SUPER-NDESHJE

Xhiroja e dytë e pranverës basketbollistike e elitës kosovare gjatë fundjavës solli katër ndeshje interesante.

Pas fitores ndaj Trepçës në derbin e liderëve të zhvilluar në mesjavë, lideri Golden Eagle Ylli në Therandë priti Bashkimin kurse Drita në Rahovec për pak sa nuk shkaktoi befasinë e xhiros megjithatë vreshtarët në fund mbijetuan dhe fituan këtë duel interesant duke ia mohuar gjilalansve fitoren e parë sezonale.

E dile ishte ditë fantastike basketbollsitike dhe fillimisht përgatiti duelin dramatik në klasikën ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës kurse xhiroja u përmbyll në Minatori, palestër kjo e cila pas derbit Trepça  – Golden Eagle Ylli në mesjavë, ishte arenë e edhe një derbi tjetër, kësaj radhe mysafir ishte Prizrenin 16

 

ARTMOTION SUPERLIGA (XHIRO 16)

RAHOVECI – DRITA                               103:90

GOLDEN EAGLE YLLI – BASHKIMI       78:61

SIGAL PRISHTINA – PEJA                      93:101

TREPÇA – PRIZRENI-16                         80:94

 

1       GOLDEN EAGLE YLLI           28

2       PEJA                                       27

3       TREPÇA                                 26

4       PRIZRENI-16                         25 (-1 NDESHJE)

5       SIGAL PRISHTINA                24

6       BASHKIMI                              24

7       RAHOVECI                            19 (-1 NDESHJE)

8       DRITA                                    16

 

Adhurues të basketbollit, në vazhdim ASISTIONLINE ju sjell komplet analizën e xhiros 16 e cila u karakterizua me shfaqje fenomenale individuale dhe patjetër duhet ta theksojmë një gjë: kurrë deri tash në histori të ASISTIT nuk ka ndodhur që të kemi këso performanca fantastike dhe shumë identike me nota apo indekse të hatashme.

Andaj ju ftojmë që në fund të analizës së ndeshjeve, me shumë vëmendje, ta shikoni shpalljen e Pesëshes dhe MVP-së së xhiros 16.

Kënaquni !

 

Komentet janë të mbyllura.