Basketboll

SFIDA E PARË E XHIROS MES BASHKIMIT DHE DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot rikthehet në aksion ArtMotion Superliga me një ndeshje në program.

Në Prizren takohen Bashkimi dhe Drita, për një fitore që do ti hynte në punë sidomos ekipit nga Prizreni.

Deri tani skuadra prizrenase ka tetë fitore e 12 humbje, kurse gjilanasit kanë 20 humbje në 20 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Sfida fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.