Basketboll

KRYENDESHJA E XHIROS 24, SONTE NË ”MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që kryendeshja e xhiros 24 në ArtMotion Superligën e Kosovës zhvillohet sonte.

Në palestrën moderne ”Mizahir Isma”, Rahoveci e pret ekipin e Pejës.

Këto dy ekipet u  u përballën edhe në Ligën Unike në mesjavë, ku fitore shënuan ‘vreshtarët” 86:68. Në elitën e basketbollit, rahovecasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët 15 fitore e tetë humbje.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.