Basketboll

ASISTI 490: BETEJA PËR FINAL FOUR NË BALKAN LEAGUE VAZHDON

PO AFROHET PLAYOFFI NË ARTMOTION SUPERLIGË, FINAL FOUR NË LIGËN UNIKE DHE PLAY-IN NË NBA. GJITHA KËTO DHE SHUMË MË TEPËR SONTE ...

Sigal Prishtina mbylli Grupin C të Ligës Ballkanike me dy disfata në takimet e fundit të zhvilluara javën që lamë pas por suksesi dhe fitoret paraprake e mbajnë ende në garë dhe dy herë kampionia ballkanike vazhdon të mbaj gjallë shpresat për kualifikim në “Final Four ”.

Si kaluan prishtinasit në Izrael dhe Bullgari :

  • Cila ishte pika e dobët e Prishtinës në ndeshjen ndaj Hapoelit që solli disfatën?
  • Kush ishin dy lojtarët e Sigal Prishtinës që munguan ndaj Levskit dhe ndikuan në humbje?
  • Cila skuadër bullgare e pret në ndeshjen vendimtare dhe në betejë për kalim në gjysmëfinale?

Këto dhe shumë përgjigjetjera do t’i mësojmë sonte në ASISTIN 490.

Pjesa qendrore i dedikohet xhiros 26 të Artmotion Superligës dhe sidomos ndeshjeve fantastike dhe dramatike Trepça – Bashkimi dhe Rahoveci – Sigal Prishtina..

  • Si e fitoi Trepça klasiken dramatike kundër Bashkimit?
  • Si u rikthye Rahoveci nga -19 për ta bërë fundin dramtik kundër Sigal Prishtinës?
  • Si dominoi Peja totalisht dhe të fitoj ndeshjen kundër Prizrenit 16?
  • Cila ishte pesëshja dhe MVP i javës në ASIST?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni ekskluzivisht në ASISTIN 490 i cili sjell edhe raportin nga Finalja e Parë e Superligës së Femrave: Prishtina – Penza.

As sonte nuk do të mungoj blloku i veçant dhe special që nuk e gjeni askund tjetër “Shqiptarët në Botë”. Si kaluan javën që shkoi dyshja e Beshiktashit Spahiu – Osmani në elitën turke për meshkuj dhe Saranda Daci në playoffin e femrave në Turqi?

Si çdo herë tjetër nuk mungojnë as raportet komplete dhe të detajuara për ndeshjet e xhirove të fundit të sezonit të rregullt në ABA Ligë dhe Euroligë, aty ku u mësuan të gjitha skuadrat që do të jenë pjesë e fazës së nxehtë të playoffit.

Krejt në fund, fluturimin nr.490 basketbollistik në ASIST e vazhdojmë përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku stinori i rregullt përfundoi dhe tash është koha e Play Init dhe Play Offit për të cilat ASISTI ju sjellë tregimet e plota se kush me kë do të përballet dhe shumë detaje të padëgjuara dhe papara.

Krejt në fund, natën e mirë ASISTI 490 do t’ju thotë me TOP 10 AKSIONET E JAVËS. Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 490 duke filluar nga ora 21:00 në Art Sport 1

dhe  pas mesnate në Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.