Basketboll

PESËSHJA DHE MVP NGA XHIRO E FUNDIT E STINORIT TË RREGULLT NË ARTMOTION SUPERLIGË

PESËSHE TEJET SIMPATIKE DHE MVP GOXHA BINDËS...

ARTMOTION SUPERLIGA: PESËSHJA E XHIROS 28

1. HOT (TRE), 2. TMUSHIQ (GEY), 3. J.ZEQIRI (SPR), 4. MCCOY (PZ16), 5. THOMAS (SPR)

1. Organizatori më i mirë i xhiros 28 dhe të funditn të pjesës së rregullt në Artmotion Superligë shpallet, Amin Hot i Trepçës i cili në mënyrë maestrale udhëhoqi mitrovicasit drejt fitores ndaj Rahovecit dhe sigurimit të pozitës së dytë, duke realizuar 14 pikë, 7 kërcime e 8 asistime. Patjetër duhet theksuar se Amin Hot ishte perfekt nga të gjitha pozitat : për treshe tentoi dhe qëlloi të tri tentimet …tentoi dhe qëlloi një dypikësh, po ashtu shënoi të tri gjuajtjet e lira dhe për kte performansë u notua me indeksin prej +26, më të lartin për një plejmejker kte javë.

2. Fundori më i mirë i kësaj jave, shpallet Mikaile Tmushiqi i Golden Eagle Yllit pas një performance fenomenale kundër Pejës në kryendeshjen e xhiros 28. Tmushiqi ishte fantastik me 24 pikë , prej tyre hiq më pak se 6 treshe nmga 10 tentime, shtoi edhe 7 asistime, 4 kërcime dhe vodhi 3 topa … e për këtë kontribut u vlerësua me indeksin plus 29, më të lartin për një fundor kte xhiro

3. Në pozitën e alosë kte javë vjen Jetmir Zeqiri i Sigal Prishtinës i cili shkëlqeu në ndeshjen më atraktive të kësaj fundjave me double double fenomenal prej 27 pikëve e 14 kërcimeve, shtoi edhe 5 asistime dhe vodhi 2 topa për notën fantastike prej plus 33, më të lartën për një alo kte javë.

4. Pozita e alo-qendrës na sjell rivalin e Jetmirit nga ndeshja fenomenale e cila mbylli pjesën e rregulltë të kampionatit: Robert McCoyin e Prizrenit 16. McCoy i cili shfaqi spektakël me ngulitjet e tij dhe ishte i pandalshëm duelin kundër prishtinasve e mbylli me double doubl rrumbullak prej 30 pikëve e 10 kërcimeve dhe pati efikasitet fenomenal nga loja për dy pikë pasi qëlloi 9 herë nga 12 tentime dhe për gjitha këto u vlerësua me indeksin prej plus 33.

5. Dhe pesëshen e javës e mbyllim me edhe një lojtarë të Sigal Prishtinës, qendrën Devin Thomas i cili ishte më dominuesi në pozitën e tij kte javë me 19 pikë, 9 kërcime, pati 6 asistime dhe një efikasitet prej 70% nga loja për dy pikë pasi qëlloi 9 herë nga 13 tentime dhe për këtë lojë u notua me indeksin prej plus 28 si qendra më e mirë e javës së fundit të pjesës së rregullt të Artmotion Superligës.

MVP I XHIROS 28

JETMIR ZEQIRI (SIGAL PRISHTINA)

Dhe krejt në fund, dilema se kush ishte MVP i  xhros së fundit i pjesës së rregullt të kampionatit ishte tejet e madhe . Dy kandidatët vijnë nga ndeshja, ndoshta më e bukur dhe më atraktive e këtij edicioni…Prizreni – Prishtina.

Ishin Robert McCoy i Prizrenit dhe Jetmir Zeqiri i Prihstinës ata që luftuan për kte epitet dhe patën indeks identik prej plus 33 por në fund, fakti se prishtinasit e fituan këtë super-ndeshje ishte nuanca që vendosi se:

me double double fenomenal prej 27 pikëve e 14 kërcimeve, me 5 asistime dhe 2 topa të vjedhur … si dhe me notën fantastike prej plus 33…  Jetmir Zeqiri shpallet Lojtar i Javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.