Basketboll

JIMMY BUTLER ME 47 PIKË, MIAMI HEAT BARAZON SERINË FINALE TË LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e ka barazuar serinë finale të Konferencës Lindore duke e dërguar atë në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare.

Heat arritën të mposhtin Bostonin në duelin e gjashtë me shifrat 103-111.

Jimmy Butler ishte enigmë e pzgjidhur për skuadrën e Ime Udokas në këtë sfidë me plotë 47 pikë, por shtuar edhe 9 kërcime e 8 asiste, derisa mori ndihmë edhe nga Kyle Lowry me 18 pikë e 10 asiste.

Te Bostoni ishin të pamjaftueshëm, Jayson Tatum me 30 pikë e Derrick White me 22 sosh.

Me këtë fitore të Miamit, seria finale barazohet në 3-3 dhe finalisti që do i bashkohet Golden State Warriors në finalen e përgjithshme, përcaktohet në duelin e shtatë.

Ndeshja e shtatë zhvillohet me 30 maj në ”FTX Arena” të Miamit nga ora 2:30 e mesnatës me kohën tonë lokale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.