Basketboll

EKSKLUZIVE: KOSOVA GRUMBULLOHET NGA NESËR PËR DANIMARKËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër pritet të bëhet grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës A te meshkujt, para duelit shumë të rëndësishëm ndaj Danimarkës.

AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e FBK-së, kanë marrë vendim që grumbullimi të ndodhë nga nesër që i bie data 17 qershor, derisa ndeshja me Danimarkën zhvillohet në fund të këtij muaji.

Dueli me danezët është i fundit në grupin C dhe i vlefshëm për parakualifikimet e Eurobasket-it 2025.

Kosova e ka humbur rastin e kualifikimit nga vendi i parë dhe tash do të varet nga Danimarka të cilët fillimisht duhet t’i mposhtim në këtë duel dhe të shpresojmë pikërisht në fitoren e tyre ndaj Norvegjisë, ashtu që të grupi të neutralizohet me bilanc final dhe të ketë shpresa për kualifikim tutje.

Në këto parakualifikime të Eurobasketit, FIBA i ka ndarë kombëtaret në tre vazo, ku grupi A i ka katër ekipe e dy grupet B dhe C i kanë nga tri ekipe, gjersa nga të trija grupet, katër skuadra kalojnë në raundin e dytë (fituesit e grupeve dhe një ekip nga vendet e dyta që e ka bilancin më të mirë), transmeton AsistiOnline.com

Dueli i Kosovës me Danimarkën zhvillohet me 30 qershor në palestrën e kësaj të fundit në qytetin, Naestved dhe në palestrën që mban pikërisht emrin e qytetit në fjalë.

Dueli zhvillohet në mbrëmje nga ora 19:00 dhe si zakonisht transmetohet në Artmotion e për çdo risi nga dita e grumbullimit dhe deri në fund të ndeshjes, si zakonisht mund të informoheni në portalin e vetëm në trojet shqiptare, dedikuar ekskluzivisht basketbollit. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.