Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
EKSKLUZIVE: JANJEVA PRITET TË QËNDROJË TE PRISHTINA – AsistiOnline
Basketboll

EKSKLUZIVE: JANJEVA PRITET TË QËNDROJË TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Muhamedali Janjeva pritet të mbetet te klubi i zemrës Prishtina, atje ku e mori shiritin e kapitenit në edicionin e kaluar.

Edhe pse ishte afër largimit drejt një skuadre tjetër kosovare, megjithatë Janjeva pritet të mbetet në kampin bardhekaltër me marrëveshjen e re e cila duket se tashmë është arritur, ka mësuar AsistiOnline.com

Aloja 202 centimetërshe te Prishtina në stinorin e fundit u paraqit me 8.4 pikë, 5.4 kërcime e 2.1 asiste.

Të kujtojmë se deri tani te Prishtina, përveç trajnerit Ekrem Memnun që u prezantua javë më parë, asnjë lëvizje nuk është zyrtarizuar, por që AsistiOnline.com ka raportuar ekskluzivisht se kryeqytetasit po punojnë në heshtje dhe deri tani kanë nënshkruajtur me Valmir Kakrukin e kanë vazhduar kontratat me vëllezërit, Jetmir & Lejson Zeqiri.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.