Basketboll

RAHOVECI E NIS SHKËLQYER NDAJ KAMPIONIT, MUJA DEBUTON ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka nisur në mënyrëm më të mirë të mundshme, stinorin e ri në basketbollin e Kosovës 2022/23.

Skuadra vreshtare ka arritur të triumfojë ndaj Yllit në derbin e ditës me rezultat 90-88, por shumë i vlefshëm për debutim, njëkohësisht edhe trajneri Muhammed Thaçi e ka nisur aventurën në Kosovë me fitore.

Që në start u paralajmëruam se do të shohim një duel të fortë dhe të luftuar për çdo top me Yllin që e fitoi çerekun e parë 25-30 e në të dytin Rahoveci hyri fuqishëm duke e evituar minusin dhe mbylli pjesën e parë në avantazh të ngushtë 50-47.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me Yllin që e fitoi çerekun e tretë minimalisht 23-24, derisa në periudhën vendimtare ekipet luajtën baraz (17-17), por kjo i konvenoi Rahovecit që fitoi falë çerekut të dytë mjaftë të mirë.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Rahovecit sot, Jahii Carson (19), Chris Seeley (18), Musab Mala (16), Devin Johnson(14) dhe Edo Kryeziu (12).

Te Ylli ishin të pamjaftueshëm për fitore, Henrik Shirko me 26 pikë e Valon Bunjaku me 21 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Rahoveci i shkon Vëllaznimit e Ylli e pret Sigal Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.