Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
STINORI NIS SOT ME SUPER-PËRBALLJEN MES RAHOVECIT DHE YLLIT – AsistiOnline
Basketboll

STINORI NIS SOT ME SUPER-PËRBALLJEN MES RAHOVECIT DHE YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis stinori i ri i garave në elitën e basketbollit kosovar.

Dueli i parë zhvillohet në palestrën moderne ”Mizahir Isma”, atje ku Rahoveci e pret kampionin aktual, Golden Eagle Yllin.

Yllit i janë larguar Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusiq, por gjithashtu ka bërë përforcime, ndërsa Vreshtarët janë organizuar dhe synojnë një edicion sa më pozitiv.

Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të shtunën në sfidën hapëse të kampionatit.

Përballja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në njërën prej kanaleve të sportit në Artmotion e pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.