Basketboll

ANTETOKOUNMPO I PA NDALSHËM, GREQIA S’LEJON BEFASI DHE KALON TUTJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Greqia është skuadra e fundit çerekfinaliste e Eurobasketit 2022.

Skuadra greke e drejtuar nga strategu Dimitri Itoudis, sonte e mposhti Republikën Çeke edhe pse me goxha telashe, por në fund me meritë 94-88.

Si zakonisht edhe sonte Giannis thjesht nuk ndalej në asnjë formë nga çdo pozitë e me 27 pikë, 10 kërcime e 5 asiste, ishte më i miri, por pati ndihmë edhe nga Nick Calathes me 14 dhe Ioannis Papapetrou me 13 sosh.

Te Çekia s’mjaftuan në asnjë formë për fitore, Jan Veseley me 21 pikë e Vojtech Hruban me 17 sosh.

Kjo fitore e dërgon Greqinë në çerekfinale atje ku ndeshet me Gjermaninë e Çekia eliminohet këtu.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.