Basketboll

Super-episod i ASIST-it sonte me mysafirë specialë

Finalja e Eurobasketit 2022 dhe xhiro e dytë në Prince Caffe Superligën e basketbollit mbyllën javën e kaluar, kurse ASISTI po e nis një javë të re me edicionin shumë special 501 që sjellë komplet aksionin dhe raportet nga të gjitha ndeshjet e elitës së basketbollit kosovar kurse nuk mungon as tregimi për finalen e Eurobasketit që u zhvillua mbrëmë mes Spanjës dhe Francës.

Këtë herë të ftuar në studio për të diskutuar në lidhje me aktualitetin e basketbollit në vendin tonë dhe jo-vetëm janë dy legjendat e Superligës tonë, Bekim Maxhuni dhe Muhamed Mujo Thaqi, i cili po drejton Rahovecin këtë edicion dhe së fundmi u mposht në një triller pas dy vazhdimeve nga Vëllaznimi.

Poashtu në ASISTIN 501 mund të ndiqni edhe intervistat ekskluzive me Edon Maxhunin që luajti në Eurobasket me Finlandën duke u eliminuar pikërisht nga kampionët e Spanjës si dhe Adis Beçiragiqin që në kompeticionin më të madh evropian të basketbollit në nivel kombëtaresh drejtoi vendin e tij, Bosnjën e Hercegovinën.

Këto dhe shumë më tepër, duke përfshirë 5shen dhe MVP-në e javës mirëpo edhe TOP 10 Aksionet mund t’i ndiçni në ASISTIN 501, nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.