Operohet Tmushiq, drejtuesit e Trepçës i shkojnë në vizitë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës të hënën që shkoi ka mbetur për kohë të pacaktuar pa njërin prej lojtarëve kryesorë.
Mikaile Tmushiq është lënduar duke pësuar frakturë në gisht të njërës këmbë dhe me urdhër të profesionistëve shëndetësorë sot iu është dashur të operohet.
Menjëherë pas operimit që sipas faqes zyrtare të Trepçës ka kaluar me sukses, drejtuesit e skuadrës ‘xehtare’ i kanë shkuar në vizitë lojtarit.
”Operimi shkoj me sukses. Disponimi ne nivel, po shihet pozitiviteti ne ftyren e Tmusiç”, shkruan njoftimi i Trepçës çaste më parë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.