Basketboll

Ylli sot zhvillon duelin e tretë në fazën grupore të FIBA Europe Cup (Linku i transmetimit)

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli sot e zhvillon duelin e tretë në garat evropiane të FIBA Europe Cup.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, ku sonte ndeshen me ekipin e Brose Bamberg, një skuadër me përvojë të madhe në garat evropiane, pasi ka luajtur edhe në Euroligë.

Deri tani, Ylli ka 2 humbje nga 2 ndeshje në këtë kompeticion e sonte kërkon fitoren e parë, por që do jetë shumë e vështirë, pasi Bambergu është lider i grupit me 2 fitore nga 2 ndeshje të luajtura.

Sfida nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në linkun e mëposhtëm në You Tube:

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.