Basketboll

Ylli e fiton minimalisht derbin e mbetur ndaj Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar derbin e mbetur nga xhiro 10-të e Superligës së Kosovës ndaj Pejës.

Therandasit kanë triumfuar në shtëpi ndaj pejanëve me rezultat tepër të ngushtë 58-57.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Yllin që e fitoi çerekun e parë 21-14, gjersa i dyti i takoi ngushtë ekipit pejan 16-17 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37-31.

Peja e nisi më mirë pjesën e dytë, duke e fituar çerekun e tretë 9-16 dhe nisi periodën finale me 1 pikë avantazh, loja e ngushtë vazhdoi edhe në çerekun e fundit ku Umipig realizoi 18 sekonda para fundit një super-treshe për 56-57, por as kjo nuk mjaftoi, ngase 1 sekond para fundit, Valon Bunjaku u faulua nga Khaliq Spicer dhe shënoi dy gjuajtjet e lira për fitoren e ngushtë, por shumë të vlefshme të Yllit sonte.

Vetëm dy basketbollistë realizuan pikë dyshfirore në këtë fitore madhore të therandasve sonte, Rashun Davis (20) e Bashir Ahmed (13).

Te Peja ishin të pamjaftueshëm për fitore, Isiah Umipig me 18 e Brad Waldow me 12 sosh.

Ylli tash ka 8 fitore e 4 humbje dhe vazhdon ndjekjen e kreut, gjersa Peja sonte pësoi edhe disfatën e tretë, karshi 10 fitoreve.

Në xhiron e ardhshme, Ylli i shkon Bashkimit e Peja udhëton te Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.