Basketboll

Befasi nga gjakovarët: Vëllaznimi e transferon Jahii Carsonin nga Rahoveci

Prishtinë(AsistiOnline) – Një transfer tejet befasues është prezantuar çaste më parë nga Vëllaznimi.

Skuadra gjakovare ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me plejmejkerin amerikan, Jahii Carson që deri tani ka luajtur tek Rahoveci dhe ka qenë prej lojtarëve kryesorë aty.

”Mirë se erdhe në familjen Jahii Carson”, shkruan njoftimi i shkurtër i gjakovarëve për të sonte.

Amerikani nga Phoenixi me Rahovecin sivjet në Superligë ka luajtur në 12 ndeshje me 15 pikë, 5.8 asiste e 3.4 kërcime për ndeshje.

30 vjeçari te Rahoveci kishte ardhur nga elita belge me Limburgun ku kishte luajtur me 7.6 pikë, 3 asiste e 2.3 kërcime për ndeshje.

Në të kaluarën ky basketbollist ka luajtur edhe në Australi (Illawarra Hawks), Metalac (Serbi), Adanaspor (Turqi), Island Storm e Moncton (Kanada), Koroivos (Greqi), Pitesti (Rumani), APOEL (Qipro) dhe Þorlákshafnar (Islandë).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.