Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe dy MVP nga xhiro 14 e Superligës së Kosovës (VIDEO-LAJM)

Prishtinë(AsistiOnline) – Pesëshja më e mirë dhe MVP nga java e 14-të e Superligës, përzgjedhur nga ASISTI.

1. Plejmejkeri më i mirë këtë javë, shpallet Dachon Burke i Ponte Prizrenit i cili ishte fantastik edhe pse skuadra e tij, pësoi kundër Prishtinës. Burke luajti me 32 pikë , 9 kërcime e 5 asistime dhe vodhi 4 topa, kurse ndaj tij u shkaktuan hiq më pak se 11 faulla dhe për këtë e meritoi indeksin fantastik prej plus 33, më të lartin për një plejmejker këtë xhiro.

2. Fundori më i mirë realizues i xhiros, shpallet kapiteni Arian Qallaku që luajti me 18 pikë, prej tyre 4 treshe, duke kërcyer 6 herë dhe asistur 3 herë, kurse në mbrojtje ishte makth i kundërshtarëve me 5 topa të vjedhur, për çka u notua me notën e shkëlqyeshëm prej plus 28, si fundori më i mirë i javës.

3. Aloja më e mirë kte javë ishte përsëri Henrik Shirko i Golden Eagle Yllit i cili shkëlqeu në fitoren dramatike ndaj Bashkimit me double double prej 18 pikëve, 12 kërcimeve me 3 asistime dhe 2 topa të vjedhur dhe u vlerësua me indeks të shkëlqyeshëm prej plus 27, si aloja më e mirë e javës

4. Alo qendra më e mirë këtë javë shpallet, luftëtari shkodran i Bashkimit, Daniel Lekndreaj që pati një shfaqje fantastike me double double prej 21 pikëve e 13 kërcimeve, duke asistuar 4 herë e vjedhur 3 topa dhe duke mos e humbur asnjë top të vetëm. Për këtë lojë të mrekullueshme, edhe pse humbi duelin në mënyrë dramatike, Danieli e meritoi indeksin fenomenale prej plus 33.

5. Dhe në pozitën e qendrës më i miri, këtë xhiro shpallet Dustin Thomas i Sigal Prishtinës i cili dominoi ndaj Ponte Prizrenit double double prej 21 pikëve e 11 kërcimeve duke shtuar edhe 3 asistime dhe për këtë u notua me indeksin plus 24

MVP NGA XHIRO 14 – DANIEL LEKNDREAJ (BASHKIMI) DHE DACHON BURKE (PONTE PRIZRENI) 

Rallë herë, ndodh që MVP të javës të shpallen ata që humbin ndeshjet, por asnjëherë në histori të ASIST-it nuk ka ndodhur që të kemi dy lojtarë që ndajnë këtë epitet dhe që të dytë i kanë humbur përballjet, madje të dytë të jenë nga i njëjti qytet, por të luajnë në skuadra të ndryshme.

Daniel Lekndreaj i Bashkimit dhe Dachon Burke, shkëlqyen në xhiron e cila përmbylli ciklin e dytë vjeshtor me indekset më të larta prej plus 33 secili, por që nuk patën përkrahjen e duhur të bashkëlojtarëve. Lekndreaj me double double prej 21 pikëve e 13 kërcimeve, 4 asistime, 3 topa të vjedhur pa e humbur asnjë dhe Burke me 32 pikë , 9 kërcime, 5 asistime e 4 topa të vjedhur me indekset më të larta të xhiros 14 prej: plus 33 shpallen bashkë MVP të Javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.