Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 515 – DHUNA, REFERIMI DHE FORMULA SE SI TË ORGANIZOHEN BUKURI BASKETBOLLI ME MYSAFIRË SPECIAL

Ideal Bakija tregon formulën e suksesit në Gjakovë; Pse dha dorëheqje Mujo Thaçi dhe kush janë referët që u sollën pa respekt ndaj tij? Pse Kushtrim Reshitaj kritikon FBK-në?

ASISTIN 515 me të cilin po e përmbyllim vitin 2022 sonte vjen me tre mysafirë shumë special: Muhamed Thaqi i cili javën e kaluar dha dorëheqje në Rahovecit; Ideal Bakija, kryetari i Vëllaznimit dhe Kushtrim Reshitaj, redaktor i lajmeve në Klan Kosovadhe Merakli i pasionuar i Basketit.

Me mysafirët në ASISTIN 515 bisedohet hapur dhe pa dorëza për shkaktarët e dhunës në palestra dhe si të ndalet menjëherë ajo.

  • Kush kritikoi përgjithësimin e fajit dhe dënimin e padrejtë të klubeve në vend se faji të adresohet me emër dhe mbiemër të individëve që e shkaktojnë?
  • Çfarë masa drakonike dhe sa vjet burg kërkohet për huliganët dhe dhunuesit në ngjarje sportive?
  • Kush e kritikoi ashpër FBK-në lidhur me vendimin për mos lejimin e grupeve të organizuara të tifozëve vendas pas dhunës në Superkupë pasi përgjegjës për siguri ishte vet FBK?
  • Kush janë zyrtarët e klubeve që me sjelljet e tyre dhe deklarime publike po ngritin tensione në lojë dhe po nxisin urrejtje?

Anash nuk u la as referimi që sivjet ka shkaktuar rritim të madh.

  • Si ndikuan gabimet materiale të referove direkt në rezultate?
  • Çka u tha për sjelljet dhe komunikimin jo të mirë të referëve me trajnerë dhe lojtarë?
  • Kush u soll në mënyrë të pasjellshme, me kërcënime për ndëshkime madje edhe duke provokuar reagime në ndeshje?

“Referët janë njerëz dhe mund të gabojnë që është njerëzore por assesi nuk guxonjnë të sillen si protagonistë dhe si zot në fushë dhe të mendojnë se janë të paprekshëm” tha njëri prej mysafirëve në ASISTIN e fundit për vitin 2022 dhe shtoi se duhet veprim urgjent që niveli i referimit të jetë në përputhje me kualitetin e Superligës.

  • Cili është mendimi i mysafirëve për idenë që në Kosovë të vjen një refer i rangut më të lartë të FIBA-së dhe me famë botërore i cili jo vetëm se do të gjykonte ndeshjet por edhe do të mbante ligjërime dhe trajnime të vazhdueshme, së bashku edhe me pjesën praktike të analizës së ndeshjeve dhe e gjithë kjo në funksion të ngritjes së nivelit të gjykimit në basketboll?
  • Cila ishte përgjigja e Federatës së Basketbollit të Kosovës lidhur me këtë propozim

Në fund, kryetari i Vëllanzimit të Gjakovës shpalos sekretin se si Gjakova ia arriti të krijoj atmosferën më të bukur në basketbollin kosovar ku të gjithë , pavarësisht nga mosha dhe gjinia, vijnë për t’u kënaq e dëfryer dhe ku, pavarësisht nga humbja apo fitorja e skuadrës së zemrës, mysafirët mirëpriten dhe duartrokiten

 

Prince Caffe Superliga solli ndeshjet e xhiros 15 edhe pse vetëm dy prej tyre ngase ndeshja Sigal Prishtina – Peja u shty për shkak të p[jesëmarrjes së prishtinasve në ENBL dhe Rahoveci – Golden Eagle Ylli u shty pasi palestra në Rahovec ishte e zënë , sikurse njoftuan nga FBK. ASISTI 515 sjell analizat nga duelet Trepça – Ponte Prizreni e Bashkimi – Vëllaznimi si dhe shpallen e më të mirëve: Pesëshen dhe MVP-në e Javës

 

Përfaqësimin e basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare po e vazhdon edhe Sigal Prishtina në kuadër të ENBL apo Europe North Basketboll League. Si kaloi Sigal Prishtina në Poloni ku zhvilloj fazën e dytë të garave në ENBL ku mesjavën që shkoi zhvilloi duelet me Zielona Goran dhe Lublinit

 

Blloku i basketbollit të femrave këtë javë sjell aksionin e Ligës Unike e cila zhvilloj ndeshjet e xhiros 5 kurse në Kosovë u zhvillua një ndeshje. Në prishtinë u ndeshen kryeqytetaset me Penzën kurse dy duelet tjera u zhvilluan në Tiranë dhe të dyjat ishin tejet dramatike dhe të ngushta Tirana priti bashkimin kurse Partizani ishte nikoqire e Flamurtarit

 

Blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë në ASIST vazhdon të flas për sukseset e Edon Maxhunit dhe ekipit të tij Creilsheim Merlins sikurse edhe Kenan Spahiut dhe Ergjan Osmanit në elitën turke të basketbollit.

Nga java e kaluar kemi filluar të përcjellim edhe një talent shqiptarë në botë, sukseset e talentit të ri Jon Ismailit i cili shkollën e mesme po e kryen në St.Gill Bernard, njërën prej shkollave me top programin e basketbollit në SHBA prej nga lojtarët shpesh shkojnë direkt në NBA kurse trajner është Mërgim Sina.

Joni i cili është i biri i ish qendrës së Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Afrim Ismajlit , ka filluar me këmbë të mbarë shkollimin dhe aventurën e tij në Amerikë

 

Fluturimin basketbollistik nëpër parketet ndërkomëtare do ta vazhdojmë duke shkuar përtej Oqeanit Atlantikë në NBA prej nga Artmotion të dielën solli dhuratën e fundvitit dhe super-maratonën e Ditës së Krishtlindjeve në NBA me hiq më pak se 5 ndeshje rresht.

Kush fitoi e kush humbi? Cilat rekorde u thyen dhe shumë më shumë në vazhdim sjellim në kuadër të bllokut NBA në ASIST.

 

Krejt në fund ASISTI ju sjell pasqyrën e transmetimeve për festat e fundvitit si dhe befasin e ASISTIT FESTIV që transmetohet të dielën me 1 Janar në dy termine.

Adhurues të basketbollit , kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.