Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 518: FORMA AKTUALE E KLUBEVE DHE PASOJAT E VENDIMEVE PËR MOSLEJIMIN E TIFOZËVE VENDAS

Ngritja e Prishtinës, Yllit e Bashkimit dhe rënia në formë e Trepçës, Pejës dhe Ponte Prizrenit? A duhet të rishikohet vendimi i FBK për ndalesën e tifozëve vendas me koreografi? Flasin mysafirët: Gëzim Morina, Dren Zatriqi dhe Lirim Peci

ASISTI 518 vjen me tema shumë të nxehta dhe diskutime shumë interesante prej të cilave komuniteti i basketbollit kosovar e sidomos FBK mund të nxjerr gjëra pozitive për të dal nga kriza.

Gëzim Morina, kapiten i Golden Eagle Yllit; Dren Zatriqi, ish basketbollist dhe ish drejtor i Ligës Unike dhe Lirim Peci, komentues i sportit në Artmotion flasin lidhur me

  • Rikthimin e Sigal Prishtinës në krye të tabelës pas gati tri viteve dhe serinë fantastike të kampionëve aktual Golden Eagle Yllit i cili pas katër xhirove kishte katër humbje dhe ishte i fundit kurse tash me një pikë dhe një ndeshje më pak ndaj Rahovecit ka mundësi të rikthehet si lider.
  • Çka thotë kapiteni i Yllit i cili ishte mysafirë në ASIST 503 me 3 Tetor 2022 pas katër disfatave rresht, tash kur kampionët aktual të dyfishtë u ngritën në maje?
  • Çka po ndodh me Pejën, Trepçën dhe Ponte Prizrenin?
  • Pse ka ardhur deri te rënia në formë e skuadrave që konsideroheshin si top favorit për titull?
  • Bashkimi i heshtur po kthehet në maj pas katër fitoreve rresht?
  • Çfarë mendojnë për Vëllaznimin dhe Rahovecin?
  • Çfarë do të jetë lufta për maje dhe si e shohin betejën për shmangie nga Play Out dhe rënia nga Superliga? 

 

Temë e veçantë dhe debat interesant lidhur me vendimet që i mori FBK pas shpërthimit të dhunës në vjeshtë dhe sidomos pas finales së Superkupës së Kosovës.

  • Cilat vendime duhet të rishikohen dhe ndryshohen?
  • Cilat vendime duhet të ashpërsohen?
  • Pse duhet të fokusohet FBK në përgjegjësi individuale të akteve vandale të huliganëve dhe mos të dënohen klubet?
  • Sa po humbasin klubet nga vendimet e aktuale dhe cili është trendi negativ?
  • Pse në ndeshjen e fundit në Shani Nushi në Gjakovë humbi shkëlqimi të cilin e pati kjo palestër gjatë tërë vjeshtës?

 

Prince Caffe Superliga gjatë mesjavës së kaluar solli dy ndeshjet e mbetura nga xhiro XV (Sigal Prishtina – Peja) dhe xhiro XI (Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni) kurse vikendi përgatiti ndeshjet e xhiros 18.

Pas 18 xhirove të zhvilluara kemi ndryshim në krye të tabelës pasi Prishtina me dy fitore të thella në derbitë kundër Pejës dhe Trepçës ka shpërthyer në pozitën e parë të tabelës pas plot tri viteve megjithatë Golden Eagle Ylli me një ndeshje më pak të zhvilluar ka mundësi ra ndryshoj këtë. Pas rekordit të zi dhe startit më të dobët të ndonjë kampioni në histori të basketbollit të pavarur të Kosovës kur Ylli startoi me 4 humbje rresht, në rast të fitores në Mizahir Isma të Rahovecit të mërkuren mund ta bëjnë rikthimin e madh dhe nga pozita e fundit pas  xhiros së katërt me 2 Tetor 2022, tre muaj e gjysmë më vonë dhe pas 14 fitoreve (e fundit eventuale) mund të ngriten në maje të Prince Caffe Superligës. Nga ana tjetër, pas dy humbjeve rresht ndaj konkurrentëve direkt për titull Yllit e Prishtinës, skuadra lidere deri javën e kaluar, Peja i është kthyer fitoreve pasi triumfoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit kurse Bashkimi nga pozita e parafundit, i heshtur dhe pa shumë zhurmë ka arritur edhe fitoren e katërt rresht dhe është ngritur në mesin e tabelës menjëherë pas Trepçës. Gjitha këto do t’i shohim në vazhdim në analizën e xhiros 18 të Prince Caffe Superligës, së bashku me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës në ASIST

 

Elita e basketbollit femëror kosovar e filloi stinorin pranveror me xhiron 11 dhe derbin Bashkimi – Penza. Prizrenaset vazhduan pranverën aty ku e lanë vjeshtën, me fitore pa humbje dhe mbeten lider të pamposhtur . Ndërkohë vikendi solli xhiron 12 e cila nuk pati derbi dhe favoritet fituan . Në vazhdim ta shohim raportin nga derbi Bashkimi – Penza e më pas rezultatet dhe tabelën e dy xhirove të zhvilluara javën e kaluar.

 

Blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë në ASIST vazhdon me lajme të mira dhe sukseset e Edon Maxhunit, Kenan Spahiut dhe Ergjan Osmanit që shënoi double double në elitën turke.

 

ASISTIN e vazhdojmë duke kaluar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku javën e kaluar u thye rekordi i shikueshmërisë në një ndeshje basketbolli. San Antonio Spurs festuan 50 vjetorin e themelimit dhe pas 21 viteve u kthyen në folenë e vjetër Alamodome për të zhvilluar ndeshjen me kampionët aktual Golden State Uorriors dhe për të thyer rekordin e shikueshmërisë. Sa shikues ishin prezent, cili ishte rekordi i vjetër dhe kush e mbante këtë do ta shohim në kuadër të lajmeve të cilat na shpalosin edhe Lojtarët e Javës në NBA të cilat i ka përgatitur specialisti i NBA në ASIST, Arbon Flugaj

 

Krejt në fund ASISTI ju sjell pasqyrën e transmetimeve të javës në Artmotion dhe Klan Kosova dhe natyrisht TOP 10 aksionet e Javës në ASIST.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.