Basketboll

Bleonis Tanushi e nis me triple-double rrugëtimin e tij në SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i talentuar nga Gjakova, Bleonis Tanushi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, aventurën në basketbollin amerikan.

Tanushi që gjatë verës nënshkroi me ekipin ”Georgia State Lions” që bën gara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërben për basketbollistët që diplomojnë pas gjimnazit, ka zhvilluar edhe zyrtarisht dy ndeshjet e para me ekipin.

20 vjeçari, që kishte debutuar si 14 vjeçar në Superligën e Kosovës, ka debutuar atje me shifrat magjike triple-double në duelin e parë me kundër ”New York City Rocks” me rezultat 96-77 e në këtë duel ai i realizoi 31 pikë, 12 asiste e plotë 11 vjedhje topash.

Ndërsa në duelin e dytë, ku ”Georgia State Lion” fitoi minimalisht ndaj ”Portland Demons Ports” 73-72, Tanushi arriti që përsëri të realizojë triple-double prej 28 pikëve e 11 asisteve e 10 kërcimeve.

Në edicionin e kaluar, Tanushi në Kosovë luajti me licencë të dyfishtë te Vëllaznimi me të cilët arritën të rikthehen në Superligë, gjersa edhe me ekipin tjetër Gjakova e Re u inkuadruan në Ligën e parë.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.