Basketboll

Sot finalja e Kupës së Ligës së parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet dueli final i Kupës së Ligës së parë e cila po mbahet aktualisht në Rahovec.

Në këtë ndeshje që pritet të jetë tejet interesante, takohen Bora nga Prishtina dhe New Basketi nga Prizreni.

Në dy dulet e stinorit të ligës, New Basketi ka bilanc perfekt ndaj Borës, duke e mposhtur dy herë nga dy ndeshjet.

Sfida e sotme nis nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në KSport në të gjitha platformat televizive vendore.

 

 

Komentet janë të mbyllura.