Basketboll

ASISTI 525: Sigal Prishtina shkruan edhe një histori, kësaj radhe në ENBL

ASISTI 525 i pari për muajin mars fillon me tregimin mbi suksesin e jashtëzakonshëm të basketbollistes aktualisht më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, Astera Tuhinës.

Astera Tuhina si rookie apo rishtare ishte fantastike dhe vendimtare në suksesin historik të skuadrës së saj  Ëashington State Cougars që për herë të parë në historinë 82 vjeçare të shkollës fituan titull duke e mposhtur në finale të konferencës PAC-12 top ekipin ë Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles të njohur si UCLA. 

Temë qendrore e ASISTI 525 është ndeshja historike e Sigal Prishtinës e cila në debutimin e saj në Europe North Basketball League (ENBL) arriti të kualifikohet në Play Off dhe tash pret përballjen me skuadrën e fuqishme polake Szczecin. 

Çka thonë kryetari i  klubit prishtinas Blerand Stavileci dhe ylli i ri Rrezart Memedi në prag të përballjes historike

  • Sa janë gjasat e Sigal Prishtinës të eliminoj top skuadrën polake Szczecin dhe të kualifikohet në Final Four?    
  • Si është atmosfera në klub?
  • Cili është rreziku më i madh që vjen nga skuadra polake?
  • Si e vlerësojnë debutimin historik në ENBL? 

Për më tepër, Stavileci dhe Memedi japin parashikimet para El Clasicos së radhës me Trepçën e cila i kishte mposhtur në finalen e Kupës së Kosovës dhe analizojnë gjendjen aktuale në Prince Caffe Superligë tash kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në përfundim të edicionit të rregullt dhe fillimi i Play Offit. 

  • Kush do ta fitoj El Clasicon e radhës të basketbollit kosovar?
  • Si do të jetë renditja finale sipas mysafirëve?
  • Kë e shohin favorit për finale?

Krejt në fund, kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci përgjigjet edhe në ankesën e bërë nga KB Vëllaznimi lidhur me angazhimin e Rrezart Memedit në ndeshjen e fundit, ku pretendohet se ai nuk ka pasur të drejtë loje

  • Çka thotë Stavileci?

ASISTI 525 gjithashtu analizon kryendeshjen e mbetur të xhiros 23 midis Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit e cila ishte e rëndëishme për kreun e tabelës në Prince Caffe Superligë dhe ndeshjet e xhiros 24 që pati dy ndeshje shumë të ngushta dhe interesante, Trepça – Rahoveci dhe derbin prizrenas Ponte – Bashkimi. Edhe sonte video përmbledhja komplete e xhiros 24 e Prince Caffe Superligës së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës në ASIST.

Liga Ballkanike këtë javë në ASIST vjen me turneun e suksesshëm të Pejës në Bullgari. Edhe Peja gjatë mesjavës që shkoi sikurse Bashkimi para dy jave, u kthye në mënyrë triumfale nga turneu ballkanik me dy fitore brenda 24 orëve. Sonte i shohim raportet nga këto dy ndeshje, rezultatet dhe tabelën aktuale 

Basketbolli femëror sonte vjen me ndeshjet e të dyja garave.

Liga Unike mesjavën që shkoi zhvilloi ndeshjet e xhiros 9 dhe të parafundit. NJë ndeshje u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës dhe dy tjera në atë të Shqipërisë. Në Prishtinë,  prishtinaset priten lideret vlonjate dhe në këtë ndeshje debutoi trajneri i ri Albert Sylejmani. Në Tiranë u zhvilluan dy ndeshjet tjera që po ashtu ishin shumë interesante. Të martën e kaluar Tirana e priti Penzën kurse Partizanet i bënë konak prizrenaseve të Bashkimi të mërkurën dhe të dy ndeshjet u zhvilluan në Asllan Rusi.

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, sjell lajmet mbi shkëlqimin e dyshes shqiptare në Turqi. Ergjan Osmani ishte kryesori në suksesin e Darussafakas dhe Kenan Spahiu me Pinar Karsiyakan e tij shkëlqyen ndaj Tofashit ndërsa Edon Maxhuni me Crailshaimin këtë vikend nuk ishin në formën më të mirë  

NBA në ASISTIN 525  ju dërgon përtej Oqeanit Atlantik ku gara për kualifikim në Play Off e ka arritur “pikën e vlimit”. Të dielën mbrëma në Artmotion u transmetuan dy derbi duelet e Perendimit: Phoenix – Dallasi dhe Golden State – L.A.Lakers 

Në American Airlines Center të Dallasit, për herë të parë pas një muaji u bënë bashkë Kevin Durant dhe Kyrie Irving por kësaj here si rival. Një muaj pasi u larguan nga Brooklyn Nets, Durant në drejtim të Phoenixit dhe Irving në drejtim të Dallasit, dy ish bashkëlojtarët u përballën njëri me tjetrin në një përballje fantastike.

  • Si kaluan  Lakersat që po luajnë pa LeBron Jamesin e lënduar arritën kundër Golden State për të cilët pas një muaji u rikthye Steph Curry?
  • Çfarë skandali bëri dhe pse u dënua nga NBA Ja Morant, ylli i Memphis Grizzlies?
  • Kush janë lojtarët e muajit Shkurt në Lindje e Perëndim?

Këto dhe shumë lajme tjera sonte në NBA në ASIST 

Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të xhiros 24 të elitës së basketbollit kosovar, Prince Caffe Superligës 

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTI 521 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën   

Komentet janë të mbyllura.