Basketboll

Derbi i mbetur nga xhiro 24, sot në Therandë mes Yllit dhe Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e vetme e mbetur nga xhiro 24 e Superligës së Kosovës mes Yllit dhe Pejës.

Në fakt, ky duel vlerësohet edhe si derbi i xhiros pasi dy ekipet janë duke luftuar për pozitën e parë në tabelë dhe sot synojnë fitoren.

Dueli fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet në kanalin KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.