Basketboll

Ndeshja e vetme e ditës në Therandë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar.

Në këtë sfidë takohen, Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni, në ”13 Qershori” të Therandës.

Të dyja ekipet në xhirot e fundit nuk po kalojnë në formë të mirë e sonte mëtojnë rikthimin te rezultatet pozitive.

Deri tani, therandasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa e kundërta është me prizrenasit që kanë shtatë fitore e 17 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.