Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 527:  ISH YLLI I NBA GORDAN GIRIQEK NË ASIST DHE “DEBATI RRETH REZART MEMEDIT”

Debati rreth statusit të lojtarit prishtinas Rrezart Memedit për ta diskutuar dhe qartësuar një herë e përgjithmon situatën, me kryetarët dhe njerëzit më kompetent: Korab Sejdiu-Kryetar i Komisionit Arbitrar, Leart Hoxha-Kryetar i Komisionit të Garave; Blerand Stavileci-Kryetar i Sigal Prishtinës dhe Ideal Bakija-Kryetar i Vëllaznimit.

Ankesat, vendimet, revokimet e vendimeve, vendimet e reja e mospajtimet dhe thjeshtë një sagë e vërtet e cila u debatua në ASIST. Çka thonë mysafirët lidhur me temën e cila dy javët e fundit ka shkaktuar reagime të shumta në opionin dhe ende nuk ka epilog: ankesa e KB Vëllaznimit lidhur me statusin e Rrezart Memedit të Sigal Prishtinës që ishte angazhuar në ndeshje me Vëllaznimin.

  • Pse është ankuar Vëllaznimi për Memedin?
  • Cilat janë argumentet e Vëllaznimit?
  • Cili është statusi i Rrezart Memedit ; si e ka fituar nënshtetësin?
  • Cilat janë argumentet e Sigal Prishtinës që Rezart Memedin e aktivizojnë si lojtar vendor?
  • Pse Komisioni i Garave fillimisht aprovoi ndryshimin e statusit të Memedit si vendor e pastaj e revokoi atë?
  • Pse dhe si u morën vendimet në shkallën e parë nga Komisioni i Garave dhe pas ankesave në Shkallën e Dytë në Komosionin Arbitrar që ktheu rastin në rishqyrtim, ato vendime u revokuan?
  • Pse u ankua Sigal Prishtina në vendimet e sërishme të Komisionit të Garave?
  • Vendimet e reja të shkallës së parë dhe të dytë me rekomandime për FBK përsëri shkaktuan paqartësi dhe mospajtime, pse?

 

FINAL FOUR I LIGËS UNIKE PËR FEMRA: PARTIZANET KAMPIONE

Basketbolli femëror përfundoi edicionin e dytë të Ligës Unike me Final Fourin i cili u përshkua me skandal në gjysmëfinalen e parë Flamurtari – Prishtina por megjithatë prishtinaset për ta respektuar ngjarjen nuk u tërhoqën dhe përfunduan garën ku kampione u shpallën Partizanet e Tiranës që befasuan duke fituar titullin nga vendi i katërt pasi në finale mposhtën vlonjatet e Flamurtarit.

ASISTI 527 sjell analizat dhe tregimet nga xhiro 26 e Prince Caffe Superligës dhe në veçanti kryendeshja Trepça – Peja e cila u zhvillua në ambientin fantastik të palestrës Minatori. ASISTI gjithashtu analizon edhe kryendeshjen e mbetur të xhiros 25 dhe El Clasicon fantastik dhe po ahstu dramatik mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës kurse krejt në fund të bllokut të elitës së basketbollit kosovar vjen Pesëshja dhe MVP i Javës në ASIST.

 

DELASPORT BALKAN LEAGUE: PEJA DHE BASHKIMI NË PRAG TË PLAY OFFIT

Liga Ballkanike këtë javë në ASIST vjen me derbin MES Hapoel Beer Sheva dhe Pejës në Izrael. Pas katër fitoreve rresht verdh e zinjtë u ndalurën nga lideri i Balkan League, skuadër kjo të cilën dikur e ka udhëhequr trajneri i ri i pejanëve, Rami Haddar

 

SHQIPTARËT NË BOTË: KËTË JAVË SHKËLQYEN ERGJANI DHE KENANI

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, sjell lajmet e shkëlqyeshme . Java  e kaluar ishte fantastike për shqiptarët ku fillimisht Kenan Spahiu shkëlqeu kundër ish skuadrës së tij Fenerbahqes dhe më pas ndaj Gaziantepit duke kontribuar në sukseset e Karshijakës kurse Edon madhuni pasi u shërua nga gripi i rëndë u kthye në formë dhe ishte hero i fitores së skuadrës së tij Crailshajm Merlins e cila iu kthye fitoreve pas një seri të gjatë të humbjeve

Përtej Oqeanit Atlantik në NCAA , basketbollistja më e mirë shqiptare nga Kosova, ASTERA TUHINA luajti në Play Off dhe ishte më e mira për skuadrën e saj Ëashington State Cougars. Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: JOEL EMBIID EKSPLODON NË GARË PËR MVP

ASISTIN këtë javë e po e vazhdojmë duke fluturuar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku gara për kualifikim në Play Off është nxehur maksimalisht. Këtë më së miri e dëshmon ndeshja fantastike mes Dallasit dhe Lakersave të cilën e transmetuam të shtunën herët në mëngjes dhe e cila u vendos me treshe, 20 të qindtat e sekondës pa u kryer përballja.

Në fokus sonte do të jetë edhe forma e shkëlqyeshme e Joel Embidit i cili ndryshoi renditjen në garë për MVP-in e sivjetmë. Pse ndodhi kjo? Kush janë Lojtarët eJavës në Perëndim e Lindje ? Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim, të përgatitura nga specialisti ynë i NBA në ASIST,  Arbon Flugaj

 

SUPER – SPECIALE: ISH YLLI I NBA GORDAN GIRIQEK NË ASIST 527

Ish ylli NBA Rookie i Vitit 2003 në kohën kur luante për Memphis Grizzlies dhe Orlando Magic së bashku me legjendarin Tracy McGrady dhe i cili u përball me gjigantët si Michael Jordan,Allen Iverson , Kobe Bryant e Shqauille O’Neal me të cilin më vonë ishte edhe bashkëlojtarë në Phoenix Suns , sivjet erdhi në Kosovë dhe ASIST.

Gordan Giriçek dhe menaxheri i Operacioneve të NBA Erik Brucker janë në Kosovë për ta promovuaredicionin e dytë të  Jr.NBA programit në vendin tonë

  • Cila ishte befasia që ja përgatiti ASISTI dhe si reagoi për diçka pamjet që kurrë në jetë nuk i kishte parë?
  • Çka i tha Giriqek Agon Fehmiut për ritakimin në ASIST pas 20 viteve?
  • Çka do t’ju tregoi fëmijëve kosovar ish NBA ylli?

Plus stërvitja e Giriqekut dhe Bruckerit me fëmijët dhe Drafti i Jr.NBA Kosova 2023

 

ÇEREKFINALJA VENDIMTARE E PRISHTINËS NË ENBL DHE TOP 10 AKSIONET NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell lajmin mbi revnahsin e Sigal Prihstinës në çerekfinalen e dytë të ENBL dhe përballjen me King Szczecinin në Poloni, pasqyrën e transmetimeve të javës në Artmotion dhe Klan Kosova dhe natyrisht, krejt në fund TOP 10 aksionet e Javës në ASIST.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.