Basketboll

Burim Zekiqi hero i gjakovarëve, Vëllaznimi mposht Ponte Prizrenin për t’u inkuadruar në ”play off”

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka arritur ndoshta fitoren më të vlefshme sivjet, duke triumfuar ndaj rivalit direkt Ponte Prizrenit në xhiron e parafundit të Superligës.

Gjakovarët fituan sonte me treshen e Burim Zekiqit që ishte vendimtare 21 sekonda para fundit për rezultatin final 82-79 me dy gjuajtjet e lira të Harris.

Vëllaznimi i fitoi dy periodat e para të ndeshjes (21-16, 25-22) dhe shkoi në pushim me shifrat 46-38.

Në pjesën e dytë, Ponte Prizreni fitoi ngushtë periodat tre dhe katër (20-23, 16-18), por deficiti nga pjesa e parë i kushtoi me humbje.

Pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Vëllaznimi sonte, Jordan Harris me 24 pikë, Devin Johnson me 19, Damonte Dodd me 15, Atik Koshi me 12 dhe Burim Zekiqi me 10 sosh.

Te Ponte Prizreni ishin të pamjaftueshëm për fitore, Wayne Arnold me 27 pikë e Adam Grant me 24 sosh.

Pas 27 xhirove, Vëllaznimi gjendet i 6-ti me 9 fitore e 18 humbje dhe veçse ka siguruar ”play off”-in, gjersa Ponte Prizreni pritet të mbetet në ”play out” ngase gjendet i parafundit me 8 fitore e 19 humbje.

Në xhiron e fundit, Vëllaznimi i shkon Trepçës e Ponte Prizreni e pret Sigal Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.