Basketboll

Peja sonte për finale, Ylli kërkon ngushtimin e serisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit në play off-in e Superligës së Kosovës.

Dy skuadrat verdhezi ndeshen në ”Karagaç” për fitoren e cila ka rëndësi për të dyja taboret.

Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit. Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86.

Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale. Ylli sot do të tentojë fillimisht ngushtimin e serisë e pastaj barazimin në Suharekë.

Ndeshja fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në KSport në të gjitha platformat televizive vendore.

Pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, raportin final, por edhe të rejat para dhe pas ndeshjes, si zakonisht mund ti gjeni në sajtin e vetëm shqiptar dedikuar ekskluzivishr basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.