Basketboll

Denveri ekipi i dytë që i afrohet maksimalisht çerekfinales së Konferencës

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets është ekipi i dytë i play off-it në NBA që i afrohet çerekfinales së Konferencës me epërsi 3-0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Michael Malone, fitoi edhe sfidën e tretë ndaj Minnesota Timberwolves kësaj rradhe 111-120.

Michael Porter Me 25 pikë dhe Nikola Jokic me triple-double prej 20 pikëve, 12 asisteve e 11 kërcimeve, u dalluan në këtë fitore të ëmbël të Nuggets.

Te Minnesota s’mjaftuan, Anthony Edwards me plotë 36 pikë e as Karl-Anthony Towns me 27 pikë.

Pas 3 ndeshjeve mes këtyre dy ekipeve, Denveri ka avantazh maksimal prej 3-0 dje i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar tutje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.