Basketboll

Çfarë drame në San Francisco, Warriors barazoi serinë ndaj Kings

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur në mënyrë dramatike super-ndeshja e katërt e serisë së fazës së parë të play off-it në NBA, në mes të Golden State Warriors dhe Sacramento Kings.

Warriors triumfoi me rezultat minimal ndaj Kings me vetëm një pikë dallim 125-126, një super-ndeshje që u përshkua me rezultat të ngushtë deri në sekondën e fundit.

Steph Curry me 32 pikë e Klay Thompson me 26 sosh, ishin dyshja më e dalluar e Warriors në këtë fitore tepër të vlefshme.

Te Kings s’mjaftoi për fitore, De’Aron Fox me plotë 38 pikë.

Seria mes Warriors dhe Kings barazohet në 2-2, derisa tash lufta për dy fitoret vendimtare bartet në Sacramento.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.