Basketboll

Denveri e nis finalen Perëndimore me fitore ndaj Lakers

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets e ka nisur me fitore serinë finale të Konferencës Perëndimore në NBA.

Skuadra e Nuggets që drejtohet nga Michael Malone, triumfoi ndaj skuadrës së Lakers me rezultat të përgjithshëm 132-126, për ta nisur serinë me fitore, shkruan AsistiOnline.com

Pjesa e parë kaloi nën-dominimin e vendasve që fituan dy periodat e para (37-25, 35-29) dhe shkuan në pushim me diferencë të konsiderueshme 72-54.

Lakers u rikthye në pjesën e dytë për ti fituar dy periodat e fundit (34-38, 26-34), por që s’mjaftuan për fitore dhe kësisoj u desht që të pajtohet me humbjen.

Nik Jokic me triple-double prej 34 pikëve, 21 kërcimeve e 14 asiste, ishte më i miri te Nuggets, derisa u ndihmua edhe nga Jamal Murray me 31 pikë.

Te Lakers ishin të pamjaftueshëm për fitore, Anthony Davis me double-double 40 pikë e 10 kërcime dhe LeBron James që ishte afër triple double’it me 26 pikë, 12 kërcime e 9 asiste.

Skuadra që arrin katër fitore, kualifikohet në finalen e përgjithshme të NBA-së, derisa dueli i dytë zhvillohet me 19 maj, përsëri në Denver nga ora 02:30 e mesnatës me kohën tonë.

Në finalen e Lindjes do të takohen, Boston Celtics – Miami Heat.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.