Basketboll

Miami Heat skuadra e dytë që arrin finalen e madhe në NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat është skuadra e dytë finaliste e finales së përgjithshme në NBA.

Ekipi i strategut Eric Spoelstra, triumfoi ndaj Bostonit në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare me rezultat final 84-103.

Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 26 e Bam Adebayo me 12 sosh, ishin, treshja e lojtarëve që u dalluan në këtë fitore me shumë vlera për Miamin.

Te Bostoni, Jaylen Brown kishte 19 pikë e Derrick White 18 sosh, por s’mjaftuan për fitore.

Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme fituese 4-3, Miami Heat kalon në finalen e madhe të NBA-së, atje ku takohet me Denver Nuggets.

Ndeshja e parë e finales luhet me 2 qershor nga ora 02:30 e mesnatës në Denver.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.