Basketboll

Miami Heat mposht Denverin, barazohet seria e madhe finale

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e ka barazuar serinë e madhe të finales ndaj Denverit.

Ekipi i strategut Eric Spoelstra, triumfoi ndaj Denverit me rezultatin final të ndeshjes 108-111.

Ndeshja nisi ngushtë me Miamin që fitoi çerekun e parë (23-26), derisa në të dytin dominoi Denveri (34-25), për të shkuar në pushim mes pjesëve (57-51).

Në pjesën e dytë, Denveri e fitoi ngushtë çerekun e tretë (26-24), derisa në periodën vendimtare, Miami u rikthye te loja e mirë duke e fituar atë (25-36), që i shërbeu për ta fituar krejtësisht ndeshjen.

Gabe Vincent me 23 pikë, Bam Adebayo me 21 pikë, 9 kërcime e 4 asiste dhe Jimmy Butler me 21 pikë, 9 asiste e 4 kërcime, ishin treshja e dalluar e Heat në këtë fitore tepër të vlefshme.

Te Denveri s’mjaftuan, Nikola Jokic me 41 pikë, 11 kërcime e 4 asiste dhe Jamal Murray me 18 pikë.

Me këtë fitore të Miamit, seria e madhe finale e NBA-së barazohet në 1-1 dhe skuadra që arrin katër fitore, shpallet kampione e NBA-së për këtë edicion.

Tash, seria bartet në Miami për dy ndeshjet e radhës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.