Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 539: TREGIMI I GOLDEN EAGLE YLLIT 2022/23

PAS SUKSESEVE GJATË  DYVJEÇARIT TË FUNDIT KAMPIONËT E DYFISHTË PATËN NJË EDICION TË VËSHTIRË MEGJITHATË HISTORIK PASI DEBUTUAN NË EVROPË

Në vazhdën e rekapitullimit të njërit prej edicioneve më atraktive dhe më dramatike në histori të basketbollit të pavarur kosovar ASISTI 539 sonte sjell tregimin e Golden Eagle Yllit.

Pas kampiones Pejës, nën kampiones Trepçës dhe gjysmëfinalistes Sigal Prishtinës përmbledhjen e edicionit që tashmë mbeti pas nesh po e vazhdojmë me Golden Eagle Yllin, skuadrën që në dy edicionet paraprake bëri histori duke u shpall dy herë rresht kampione.

Kampionia e edicioneve 2021dhe2022 pati një vit interesant duke startuar dobët por nga vendi i fundit pas një serie fantastike u kthye në maje, megjithatë u ndal në gjysmëfinale nga kampionia aktuale, Peja. Në fakt, Ylli sivjet arriti deri në gjysmëfinale të gjitha garave qoftë në Superkupë Mbarëkombëtare, Superkupë e Kupë të Kosovës dhe në Play Off. Për më tepër, Ylli debutoi në arenën ndërkombëtare duke garuar në kualifikime për FIBA Champions League dhe më pas në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Për këto dhe shumë gjëra tjera nga ky edicion shumë interesant i therandasve ASISTI ka biseduar me kapitenin e skuadrës Gëzim Morinën dhe drejtorin sportiv, Egzon Fetiun të cilët shpalosën gjëra që nuk i kemi dëgjuar nga prapaskenat e edicionit që përfundoi javë më parë.

 

VIDEO PËRMBLEDHJA E VJESHTËS 2022: GOLDEN EAGLE YLLI THYEN REKORDIN E ZI PËR STARTIN MË TË DOBËT TË NJË KAMPIONI NË HISTORI POR RIKTHEHET FURISHËM ME 11 FITORE PA HUMBJE

Pas video përmbledhjes e cila rikujton gjithë atë që ndodhi nga përfundimi i edicionit të kaluar kur Ylli festoi titullin e dytë rresht duke e përmbyll një cikël me suksese historike dhe katër trofe të fituar, sinori i kaluar ishte përplot me probleme dhe ngritje e rënie.

  • Pse ndodhi kjo?
  • Si u larguan Erjoni dhe Tmushiqi, dy shtyllat e suksesit historik?
  • Pse u vonua me organizim skuadra dy herë kampione?
  • Si ndikoj kjo në fillim të stinorit?

Përkundër startit të dobët me 4 humbje rresht që ishte rekord i ri i zi për startin e dobët të ndonjë kampioni aktual në histori të basketbollit të pavarur kosovar, nën dirigjimin e trajnerit Adis Beqiragiqit dhe mobilizimin e komplet klubit, Ylli tejkaloi krizën dhe deri te festat e fundvitit pati një seri fantastike prej 11 fitoreve rresht pa asnjë humbje.

  • Cilat ishin arsyet e startit të dobët?
  • Si u riorganizua klubi dhe nisi këndelljen fantastike?
  • Rruga nga fundi deri nëe maje të tabelës?

Vjeshta solli edhe debutimin në garat ndërkombëtare

  • Si u zhvillua kualifikimi për FIBA Champions League?
  • Kronologjia dhe suksesi në garat historike të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup?

 

VIDEO PËRMBLEDHJA E PRANVERËS 2023: RIKTHIMI NGA FUNDI NË MAJE TË SUPERLIGËS POR VITI U PËRMBYLL ME HUMBJE NË TRI GJYSMËFINALE 

Pas video – tregimit interesant të pranverës së basketbollit 2023 kur pas katër humbjeve në start, Golden Eagle Ylli hyri në një seri të suksesshme e cila zgjati plot 3 muaj e 20 ditë, deri në fund  Janarit 2023. Pas katër humbjeve në start, therandasit shënuan 15 fitore rresht pa humbur asnjë mirëpo në fund të Janarit erdhi kriza e re.

  • Cila ishte skuadra e cila ndërpreu serinë prej 15 fitoreve rresht të Yllit?
  • Çka ndikoi në rënien e formës?
  • Çka ndikoi në eliminimin e Yllit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës?
  • Pse vazhdoi kriza e rezultateve edhe pas Kupës?
  • Si i humbi Ylli dy pozitat e para dhe kualifikimin direkt në gjysmëfinale të Play Offit?
  • Prapaskenat e problemeve dhe çka ndodhi në gjysmëfinale kundër Pejës?

EKSKLUZIVE: SI DO TË JETË SIVJET?

Ekskluzivisht në ASIST, drejtori Egzon Fetiu dhe kapiteni Gëzim Morina tregojnë se

  • A ka filluar organizimi?
  • Me cilët lojtarë janë vazhduar kontratat?
  • A po mbeten dy shtyllat e skuadrës: kapiteni Morina dhe plejmejkeri Bunjaku?
  • A ka mundësi që Kandemir, Gençoglu apo Sevim të vijnë në krye të Yllit?
  • Kush do të jetë trajneri i ri?
  • A po vjen një yll i basketbollit kosovar në Yll?

Gjitha këto dhe shumë lajme ekskluzive lidhur me Golden Eagle Yllin në ASISTIN 539 i rrëfejnë drejtori Egzon Fetiu dhe kapiteni Gëzim Morina

 

EKSKLUZIVE PËR FUND: PESËSHJA E VITIT SIPAS TRAJNERËVE TË PRINCE CAFFE SUPERLIGËS

Adhurues të basketbollit, krejt në fund, ASIST 539 sjell bllokun special të cilin e kemi përgatitur enkas për ju: PESËSHEN E VITIT SIPAS VOTAVE TË TRAJNERËVE

Në fund të këtij edicioni i kemi anketuar trajnerët e Prince Caffe Superligës për Pesëshet e Vitit dhe ata kanë dhënë mendime shumë interesante kurse bazuar në votimet e tyre ju sjellim PESËSHEN E VITIT SIPAS VOTAVE TË TRAJNERËVE .

Si kanë votuar trajnerët dhe cila është Pesëshja e Vitit sipas Trajnerëve do ta shohim në vazhdim

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

 

Komentet janë të mbyllura.