Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te femrat, sot e ka zhvilluar ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili po mbahet në Durrës.
Vashat e reja kosovare janë mposhtur nga Armenia me rezultat final 73-48.
Me përjashtim të periodës së fundit (14-14) tri të parat i fitoi ekipi i vashave armene (19-8, 20-9, 20-17) për të siguruar edhe fitoren e dytë nga 2 ndeshje, derisa Kosova pësoi humbjen e dytë nga po aq ndeshje të luajtura.
Te Kosova sot asnjë lojtare nuk arriti pikë dyshifrore, gjersa Yllza Uka kishte më afër tyre me 9 sosh e Vesa Krasniqi dhe Elsa Shala shtuan nga 7 të tjera.
Ndeshjen e tretë, Kosova e zhvillon nesër ndaj Moldavisë. /AsistiOnline.com/