Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 te femrat e ka mbyllur sot turneun ndërkombëtar U23 i mbajtur në Szolnoki të Hungarisë.
Vashat kosovare kanë triumfuar sot ndaj Greqisë me rezultat 16-21.
Me këtë fitore dhe 5 humbje tjera nga ditët e kaluara, Kosova 3×3 te femrat e mbylli këtë turne të organizuar nga FIBA 3×3.
Në anën tjetër, meshkujt në ditën e fundit pësuan edhe në duelin e fundit duke u mposhtur nga Turqia 21-16, duke mos arritur asnjë fitore nga ky turne dhe përfunduan atë me bilanc 6 humbje nga 6 ndeshje.
/AsistiOnline.com/