Basketboll

Kosova mposhtet thellë nga Danimarka, eliminohet në paralualifikimet për Eurobasket 2025

Ka përfunduar përballja mes Kombëtares së Kosovës në basketboll dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për raundin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Pas plot katër çerekëve lojë në parketin e “Sezai Surroit” në Prizren, Kosova ka pësuar humbje nga Danimarka me shifrat 63:88.

Basketbollistët danezë treguan paraqitje tejet të mirë ndaj “Dardanëve”, ku ishin në epërsi përgjatë katër çerekëve.

Në çerekun e parë danezët kishin epërsinë 17:24, në çerekun e dytë 11:23, në çerekun e tretë 17:21 dhe në çerekun e fundit kryesonin 18:20.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Lundberg me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse te Kosova më i miri ishte Artis me 11 pikë, tre kërcime e dy asistime.

Me këtë humbje, Kosova dështon të kualifikohet në raundin tjetër të kualifikimeve në Eurobasket 2025.

Komentet janë të mbyllura.