Basketboll

Ekskluzive: Greku Kostas Flevarakis trajner te Golden Eagle Ylli?

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli pritet që shpejtë ta prezantojë trajnerin që do ti prijë ekipit në edicionin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar se therandasit janë afër marrëveshjes me grekun, Kostas Flevarakis i cili me shumë gjasa mund të nënshkruaj kontratën gjatë ditëve në vazhdim.

Pas largimit të Adis Beqiragiqit me të cilin klubi i arriti sukseset historike, mbulimi i boshllëkut është i pashmangshëm në pozitën e trajnerit.

Por, kush është Flevarakis?

54 vjeçari i lindur në Selanik, ka karrierë tejet të gjatë si trajner në ekipe të ndryshme evropiane, derisa në katër edicionet e fundit ka udhëhequr me ekipin hungarez, Sopron.

Para Sopronit në Hungari, Flevarakis ka drejtuar ekipe greke si: PAOK, Kolossos Rodou, Trikala, AEK etj, Braunschweig (Gjermani), Koszalin (Poloni), Astana (Kazakistan) Keravnos (Qipro) etj.

Vlen të ceket se Flevarakis ka drejtuar për 5 vite rresht edhe Kombëtaren A të meshkujve të Suedisë.

Përvojë unike për Flevarakis padyshim ka qenë ajo si ndihmës-trajner në ekipin e Milwaukee Bucks në NBA në Summer League gjatë vitit 2001.

Në karrierën e tij, greku ka edhe dy trofe të fituar, Kupën e Greqisë me PAOK-un dhe Kupën e Qipros me Keravnosin. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.