Peja prezanton edhe Lis Shoshin, pritet edhe Dion Sheqirin
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja pritet që shumë shpejtë të kompletohet krejtësisht me lojtarë për edicionin e ri të garave.
Verdhezinjët sot prezantuar transferin e huaj, Justin Davis dhe paralajmëruan edhe njoftime të tjera për transfere.
Peja para pak minutash e ka konfirmuar rikthimin e Lis Shoshit në skuadër dhe pritet që të njoftojë edhe për transferimin e Dion Sheqirit.
Lisi që prej tre vitesh ka qenë i lënduar dhe u rikthye në aksion gjatë kësaj vere, duke u paraqitur me Përfaqësuesen e Kosovës në parakualifikimet për Eurobasket 2025.
Derisa, Dion Sheqiri pritet të prezantohet te Peja pas përvojës disa vjeçare me grupmoshat e reja të ekipit italian, Trieste. I gjatë 210 centrimeta, Dioni gjatë verës luajti me Kosovën U20 në Kampionatin Evropian – Divizioni B dhe u paraqit me mesatare prej 10 pikëve e 5.3 kërcimeve për ndeshje.
Me Shoshin dhe Sheqirin, Peja pritet ta mbyllë merkaton e transfereve vendore që deri tani ka vazhduar kontratën me Arian Qallakun dhe ka transferuar edhe Malcolm Armsteadin e Meriton Ismailin.
Nga të huajt, Peja deri tani ka nënshkruajtur me Jacob Calloway, Tervell Beck, Justin Davis dhe ka vazhduar kontratën me Larry Thomas. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.